KOHA "E ARDHME" APO KOHA "E ARDHSHME?"

KOHA "E ARDHME" APO KOHA "E ARDHSHME?"
Mbiemrat e gjinisë femërore formohen nga mbiemrat e gjinisë mashkullore. Kështu, mbiemri i gjinisë femërore "E ARDHSHME" është formuar nga mbiemri i gjinisë mashkullore "I ARDHSHËM", duke ndryshuar nyjën "I" të gjinisë mashkullore në "E" dhe duke marrë njëkohësisht në fund mbaresën femërorizuese "E". P.sh.:"I ARDHSHËM" -"E ARDHSHME", "I KËNDSHËM" - "E KËNDSHME" etj.Meqë nuk e kemi mbiemrin e gjinisë mashkullore "I ARDHËM", nuk duhej ta përdornim mbiemrin e gjinisë femërore "E ARDHME", që është formuar me sinkopë (me rënien e tingullit -"SH"-) nga "E ARDHSHME", prandaj më drejt është përdorimi i togfjalëshit Koha "E ARDHSHME" se Koha "E ARDHME".
-Prof. Musa Nushi
0 Shikime
Komente